Suedia merr presidencën e radhës të BE-së
Planet e saj do të varen nga ecuria e luftës në Ukrainë
Suedia merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Para pak ditësh kryeministri suedez, Ulf Kristersson prezantoi prioritetet e Stokholmit për presidencën e Këshillit të BE para parlamentit.
Kristersson thotë se lufta në Ukrainë do të ketë efekte vendimtare në udhëheqjen e vendit të tij në Këshillin e Bashkimit Europian.
Disa nga prioritetet e Stokholmit për presidencën e radhës të Bashkimit Europian janë përqendrimi në sigurinë, konkurrencën, vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit.
Çështje të tjera si mbrojtja e klimës, politika e emigracionit dhe gjithashtu zgjerimi i BE duke përfshirë vdenet e Ballkanit Perëndimor sipas mediave të huaja do të kalojnë në plan të dytë për shkak të pasojave të luftës.
BB MediaBB Media
Paralelisht me punën për BE-në, Suedia do të punojë edhe për sigurinë e saj të jashtme. Turqia ende po bllokon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake NATO, me pretendimin se këto dy vende nordike janë strehë e terroristë ve.
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që Suedia të pranohet në NATO gjatë këtij viti.