Stuhi e fuqishme dimërore godet Afrikën e Jugut, 49 viktima

Të paktën 49 persona kanë vdekur në Afrikën e Jugut pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në provincën e Kepit Lindor, thanë zyrtarët të mërkurën.
Rajoni kryesisht rural, i cili shtrihet nga Oqeani Indian në malet e larta të brendshme, është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe borë që nga fundjava. Pjesa më e madhe e Afrikës së Jugut është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe kushte të ftohta ekstreme gjatë ditëve të fundit.
MARKETING
“Nuk kemi parë kurrë këtë lloj kombinimi të borës dhe shirave të rrëmbyeshëm në dimër njëkohësisht”, u tha gazetarëve kryeministri i Kepit Lindor, Lubabalo, Oscar Mabuyane.
Midis atyre që humbën jetën ishin katër fëmijë në një minibus shkolle që u rrëmbye nga ujërat, thanë autoritetet provinciale.
“Mjerisht, katër nga këta nxënës janë konfirmuar të vdekur, së bashku me shoferin dhe drejtuesin e minibusit-taksisë. Katër nxënës janë ende të zhdukur dhe janë ende në kërkim”, tha Mabuyane.
Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë rreth viktimave të tjera, duke thënë se situata po evoluon./DW