Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim të organeve, ka treguar një studim i ri.

Incizimet mjekësore kanë treguar se kësaj kategorie të pacientëve u rriten mundësitë tri herë më shumë që të përballen me anomali në mushkëri, tru dhe veshka.

Hulumtuesit besojnë se ekziston një lidhje me periudhën e gjatë të sëmurjes, shkruan REL.

Ka shpresa që ky studim, i publikuar në revistën shkencore Lancet, të ndihmojë në krijimin e trajtimeve më efektive për atë që njihet si “COVID i gjatë”.

Për qëllime të studimit janë analizuar 259 pacientë, të cilët janë sëmurë me koronavirus dhe më pas janë shtrirë në spital.

Pesë muaj pas lëshimit prej spitalit, incizimet kanë treguar se në organet kryesore të tyre janë vërejtur dallime të dukshme, në krahasim me një grup prej 52 personash që nuk janë infektuar asnjëherë me koronavirus.

Dallimi më i madh është vërejtur në mushkëri, ku incizimet kanë treguar 14 herë më shumë mundësi për anomali.

MARKETING