Studentët e “Sciences Po” protestë në Paris në mbështetje të Palestinës

Një protestë pro-palestineze u mbajt në kampusin kryesor të Universitetit “Sciences Po” në Paris, Francë, raporton Anadolu.
Qindra studentë u mblodhën në mbështetje të Palestinës, duke kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimeve institucionale me universitetet izraelite dhe duke i akuzuar këto institucione se janë bashkëpunëtorë në operacionet ushtarake në Gaza.
“Sciences Po” është një ndër universitetet kryesore të Francës në shkencat sociale.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 51 mijë palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Studentët e universiteteve evropiane dhe ato amerikan shpeshherë kanë protestuar kundër Izraelit dhe në mbështetje të Palestinës dhe palestinezëve.