Studentët e Harvardit shpalosin mesazhe propalestineze gjatë ceremonisë së diplomimit

Studentët e Shkollës së Drejtësisë të Harvardit mbajtën banderola propalestineze gjatë ceremonisë së diplomimit, duke i bërë thirrje institucionit të heqë dorë nga investimet nga kompanitë që kanë lidhje me Izraelin, raporton Anadolu.
Studentët e Universitetit të Harvardit mbajtën ceremoninë e diplomimit vetëm disa ditë pasi administrata e presidentit Donald Trump u përpoq të bllokonte pranimin e studentëve ndërkombëtarë në universitet.
Administrata Trump po ashtu ka kërcënuar të ngrijë fondet federale për shumë universitete, përfshirë Harvardin, duke përmendur si arsyetim protestat në kampuse në mbështetje të Palestinës dhe programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI).