Stoltenberg: Çdo zbarkim i FSK-së dhe Policisë në veri kërkon miratimin dhe konsultimin e KFOR-it

Stoltenberg: Çdo zbarkim i FSK-së dhe Policisë në veri kërkon miratimin dhe konsultimin e KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e saj duke ofruar siguri për të gjithë.

Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it.

“Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, çfarëdo zbarkimi FSK në veri kërkon miratimin e KFOR-it. Dhe presim në kohë konsultim për çfarëdo veprimi të Policisë dhe FSK që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës tha stabiliteti i rajonit dhe siguria e trupave të KFOR-it varet nga të gjitha palët që respektojnë zotimet ekzistuese.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.

E para e shtetit të Kosovës ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

MARKETING