Starton NBA: Oklahoma kampione fiton në shtesë, Doncic nuk mjafton për Lakers, triumfon Golden State

Starton NBA: Oklahoma kampione fiton në shtesë, Doncic nuk mjafton për Lakers, triumfon Golden State

Ka nisur sot sezioni 2025-2026 në NBA dhe emocionet nuk kanë munguar që në dy sfidat e para të luajtura. Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 125-124 ndaj Houston pas kohës shtesë. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për kampionët në fuqi u dallua Alexander Shai me 35 pikë, mbështetur edhe nga Holmgren me 28 pikë. Për teksanët, Sengun realizoi 39 pikë e Durant 23, por që s’mjaftuan për të fituar.

Nis me humbje sezoni i ri për Lakers, që në fushën e tyre u mundën 119-109 nga Golden State. Jimmy Butler me 31 pikë ishte lider për miqtë, ndërsa Stephen Curry realizoi 23 pikë. Mungesa e LeBron James u ndje te vendasit edhe pse Luka Doncic ishte një përbindësh në fushë, duke realizuar 43 pikë e 12 rebound. Reaves realizoi 26 pikë, por mungoi mbështetja e pjesës tjetër të ekipit.

MARKETING