Starmer rrugës për në Uashington: Të gjithë kërkojnë fundin e luftës në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer pritet të mbërrijë në Washington DC.
Në një video të postuar në X nga avioni, Starmer thotë: “Të gjithë duan që kjo të marrë fund, e sidomos ukrainasit”.
Ai thotë se duhet të sigurohen që të “veprojnë saktë” për një paqe të qëndrueshme, e cila është “e drejtë dhe e ndershme”.
“Është në interes të Mbretërisë së Bashkuar që ta bëjmë këtë si duhet,” thuhet në deklaratën e videos.
Për kujtesë, Starmer do t’i bashkohet disa udhëheqësve evropianë që marrin pjesë në bisedime në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.