Starmer: Marrëveshja për avionët Eurofighter Turqi-Mbretëri e Bashkuar, një fitore për sigurinë e NATO-s

Starmer: Marrëveshja për avionët Eurofighter Turqi-Mbretëri e Bashkuar, një fitore për sigurinë e NATO-s

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se marrëveshja për avionët Eurofighter midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar është “një fitore për sigurinë e NATO-s”, raporton Anadolu.

“Kjo marrëveshja historike me Turqinë është një fitore për punëtorët britanikë, një fitore për industrinë tonë të mbrojtjes dhe një fitore për sigurinë e NATO-s”, tha Starmer.

Kryeministri Starmer në konferencën e përbashkët për media me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se marrëveshja do të thellojë dhe forcojë sigurinë e NATO-s, gjithashtu duke rritur bashkëpunimin dypalësh në industrinë e mbrojtjes.

“Në të dyja skajet e Evropës, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia janë jetësore për t’u përballur me sfidat e kohës sonë dhe kjo do t’u mundësojë forcave tona të armatosura të punojnë edhe më ngushtë së bashku ndërsa parandalojmë kërcënimet dhe mbrojmë interesat tona kombëtare”, theksoi Starmer.

Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, i cili shoqëroi kryeministrin Starmer në Ankara, tha se “Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe porta e Detit të Zi”.

“Duke i pajisur ata me avionë luftarakë Typhoon të nivelit të lartë, kjo marrëveshje do të forcojë mbrojtjen e NATO-s dhe do të na ndihmojë të gjithëve të jemi më të sigurt”, tha ai.

Qeveria britanike e quajti marrëveshjen një “marrëveshje më të madhe të eksportit të avionëve luftarakë në një brez”.

Ajo tha se do të ndihmojë në mbështetjen e një fuqie punëtore britanike prej 20 mijë personash, me linja prodhimi në Edinburg, Warton, Samlesbury dhe Bristol.

Komentet vijnë në kuadër të vizitës së kryeministrit Starmer në Turqi, gjatë së cilës ai më herët zhvilloi një takim kokë më kokë me presidentin Erdogan dhe bashkë-kryesoi një takim ndër-delegacionesh.

MARKETING