Spitalet e Gazës të mbipopulluara me fëmijë të kequshqyer për shkak të bllokadës së vazhdueshme izraelite

Spitalet në qytetin Khan Younis në Gaza janë të mbipopulluara me fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja dhe gjendje kërcënuese për jetën për shkak të politikës së urisë dhe sulmeve të vazhdueshme të Izraelit, raporton Anadolu.
Në Spitalin “Nasser”, fëmijët përballen me sëmundje që nuk mund të diagnostikohen ose trajtohen siç duhet për shkak të mungesës së burimeve mjekësore.
Ndalimi i ushqimit për foshnje dhe furnizimeve thelbësore me ushqim rrezikon më tej shëndetin e më të vegjëlve të Gazës.
Izraeli ka mbyllur kalimet e Rripit të Gazës që nga 2 marsi, duke penguar hyrjen e kamionëve me ushqim dhe ndihmë pavarësisht qindrave që presin në kufi. Ky veprim ka përkeqësuar katastrofën humanitare në enklavë, duke i lënë banorët pa qasje në furnizimet bazë.
Enklava mbetet nën bllokadë, me kalime të mbyllura dhe mungesa të mëdha ushqimi, uji, ilaçesh dhe karburanti.
Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës, i cili deri më tani ka vrarë 65.344 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.