Spiropali: Partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë e Turqisë do të marrë një tjetër peshë

Spiropali: Partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë e Turqisë do të marrë një tjetër peshë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Takimin e Dytë të Platformës së Paqes së Ballkanit në Istanbul, ndërkohë është takuar me homologun turk, Hakan Fidan.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali ka shkruar se partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë dhe Türkiyes do të marrë një tjetër peshë me takimin e tretë të Këshillit të Nivelit të Lartë për bashkëpunimin ndërsektorial mes dy vendeve përgjatë këtij viti.

“Mbajtja e Samitit të NATO-s këtë vit në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar më tej bashkëpunim mes dy vendeve mike”, ka shkruar ajo.

Në një njoftim nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë thuhet se në kushtet aktuale të zhvillimeve gjeopolitike në kontinent, por edhe me gjerë, të dy ministrat vlerësuan rëndësinë e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit për çështjet e sigurisë në rajon.

Sipas njoftimit, Spiropali do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Takimi i Dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Istanbul, nën mikpritjen e kryediplomatit të Turqisë, Hakan Fidan.

MARKETING