SPB-Tetovë: Në ujërat e Liqenit të Mavrovës janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut

SPB-Tetovë: Në ujërat e Liqenit të Mavrovës janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut

SPB Tetovë njofton se dje në ujërat e Liqenit të Mavrovës janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut.

“Më datë 02.04.2023 në Njësinë policore-Mavrovë është raportuar se tek vendi i “Kali i Bardhë” në ujërat e liqenit të Mavrovës në Hanet e Mavrovës, të Gostivarit janë gjetur mbetje të eshtrave nga një skelet njeriu.

Inspektimi në vendin e raportuar është kryer me koordinim të Prokurorit Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

MARKETING