SPB Tetovë: Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë
![SPB Tetovë: Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/spb.png)
SPB Tetovë njofton se dje (06.02.2025) në ora 11:35 në rrugën “146” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin R.L.(50) nga Tetova.
Ai dyshohet se më 01.02.2025 ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të F.E.(50) nga fshati Miletinë e Tetovës, ka vjedhur disa sende.
“Atij i janë gjetur sendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit. R.L. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.