SPB Shkup: Për 8 orë, 128 shkelje në trafik

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, gjatë periudhës prej 8 orësh, ka shqiptuar 128 gjoba të trafikut.
“Në ditën 12.07.2025 gjatë periudhës prej orës 16:00 deri në ora 24:00 nga ana e Sektorit për siguri në trafikun rrugor në kuadër të SPB Shkup, është realizuar kontroll trafiku, ku janë sanksionuar 128 shoferë. Nga ata, për parkim jo të duhur janë shqiptuar 23 sanksione, për ngasje pa patent shofer – 9 masa, për ngasje nën ndikim të alkoolit – 2 sanksione. Janë shqiptuar edhe 8 masa për përdorim të celularit gjatë ngasjes, 5 sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë, 5 masa për ngasje të automjetit për kategorinë joadekuate, 15 sanksione për ngasës të motoçikletës, si dhe lloje të ndryshme të shkeljeve në trafik”, thuhet në njoftim.
Shkeljet në trafik vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe nga SPB Shkup apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut.