Spanjë, masa parandaluese për shkak të stuhisë Martinho

Spanja po zbaton masa të gjera parandaluese kundër stuhisë Martinho, ku erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë prekur të gjithë territorin e vendit, raporton Anadolu.
Më shumë se 400 banorë të zonave të afërta përgjatë lumit Manzanares në Madrid janë evakuuar për shkak të rreziqeve nga përmbytjet.
Sipas Institutit Meteorologjik të Spanjës, shpejtësia e erës arriti deri në 100 kilometra në orë në pjesët veriore të Spanjës.
Sipas stacionit të motit Retiro, kryeqyteti spanjoll Madrid këtë muaj ka regjistruar më shumë shi se në çdo kohë që nga viti 1893.
Martinho është stuhia e katërt e madhe që godet Spanjën në dy javët e fundit.
Tetorin e kaluar, reshjet rekord shkaktuan përmbytje të paprecedentë që vranë rreth 230 njerëz dhe shkatërruan pjesë të mëdha të Valencias.