Spanja gjobit “Airbnb” me 74.5 milionë dollarë për qiradhënie pa licencë turistike

Spanja gjobit “Airbnb” me 74.5 milionë dollarë për qiradhënie pa licencë turistike

Spanja vendosi një gjobë prej 74.5 milionë dollarësh (64 milionë euro) ndaj kompanisë amerikane “Airbnb” për reklamimin e dhjetëra mijëra akomodimeve turistike pa licencë, thuhet sot në një deklaratë zyrtare, transmeton Anadolu.

Gjoba kundër platformës online të qirasë afatshkurtër është përfundimtare pas zgjidhjes së një ankese administrative të paraqitur te ministri i Çështjeve të Konsumatorit Pablo Bustinduy, tha Ministria e të Drejtave Sociale.

Dënimi u klasifikua si shkelje e rëndë dhe lidhet kryesisht me publikimin e listave për akomodime turistike pa licenca të vlefshme, në shkelje të rregullave të mbrojtjes së konsumatorit.

Autoritetet thanë se shkeljet prekën mbi 65 mijë lista të “Airbnb”-së.

Sipas ministrisë, “Airbnb” u përfshi në praktika të padrejta tregtare duke reklamuar prona pa numra regjistrimi të kërkuar sipas shumicës së rregulloreve rajonale si dhe duke publikuar lista me numra licencash që nuk korrespondonin me regjistrat zyrtarë.

Në disa raste, reklamat nuk arritën të jepnin informacion të vërtetë lidhur me statusin ligjor të pritësve, të cilin zyrtarët e përshkruan si reklamim mashtrues.

MARKETING