Spanja “digjet” nga vala e të nxehtit, termometri arrin 44 gradë

Spanja “digjet” nga vala e të nxehtit, termometri arrin 44 gradë

Zonat e Spanjës jugore si Sevilja dhe Kordoba kanë regjistruar temperatura deri në 44 gradë sot, ndërsa vendi përjeton valën e parë të të nxehtit të verës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dielën, temperatura më e lartë prej 43.8 gradë Celsius u regjistrua në El Granado, një zonë në provincën Huelva në rajonin jugor të Andaluzisë.

Valët e të nxehtit në qershor janë bërë më të shpeshta vitet e fundit, pjesë e një modeli global të rritjes së temperaturave, që i atribuohet gjerësisht nga shkencëtarët aktivitetit njerëzor.

“Në 12 vitet e fundit frekuenca e valëve të të nxehtit në qershor është trefishuar”, ka thënë Ruben del Campo, zëdhënës i agjencisë kombëtare të motit AEMET.

Gjashtë valë të nxehti janë regjistruar në qershor që nga viti 2011, nga vetëm pesë në 35 vitet e mëparshme, sipas AEMET.

Ndërkohë bëhet e ditur se temperaturat e larta pritet të zgjasin deri të mërkurën, duke përfshirë rajonin jugor të Andaluzisë, por edhe Madridin, Extremadura dhe Castilla-La Mancha, ku temperaturat mund të arrijnë 40-42 gradë Celsius.

MARKETING