Spanja dënon sulmin ajror të Izraelit ndaj spitalit “Nasser” në Gaza

Spanja dënon sulmin ajror të Izraelit ndaj spitalit “Nasser” në Gaza

Qeveria spanjolle dënoi sulmin ajror të ushtrisë izraelite ndaj spitalit “Nasser” në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës, i cili vrau gazetarë dhe civilë të pafajshëm, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Spanjës thuhet se “Qeveria spanjolle dënon sulmin izraelit ndaj spitalit ‘Nasser’ në Gaza, i cili çoi në vdekjen e disa gazetarëve dhe civilëve të pafajshëm. Ne përsërisim se zonat e mbrojtura posaçërisht nuk mund të jenë në shënjestër. Kjo është shkelje e qartë dhe e papranueshme e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe duhet të hetohet”.

“Vuajtjet e shkaktuara nga vdekjet e civilëve përkeqësohen më shumë me vuajtjet e punonjësve të mediave, puna e të cilëve është jetike dhe kërkon mbrojtje të veçantë. Spanja përsërit angazhimin e saj të plotë ndaj të drejtës për qasje në informacion, i cili është thelbësor për të garantuar lirinë e shprehjes dhe qasjen në informacion për të gjithë qytetarët”, thuhet në deklaratë.

Në dy sulme të veçanta ajrore që synonin katin e katërt të spitalit “Nasser”, ushtria izraelite vrau 20 persona, përfshirë 5 gazetarë dhe plagosi shumë të tjerë.

Në sulm humbën jetën fotoreporteri i Agjencisë së Lajmeve Reuters, Hossam al-Masri; kameramani i televizionit Al Jazeera me bazë në Katar, Mohammed Salameh; gazetarja për media të ndryshme, përfshirë Independent Arabia dhe The Associated Press (AP), Maryam Abu Deqqa,; gazetari i NBC News me bazë në SHBA, Moaz Abu Taha dhe gazetari Ahmed Abu Aziz.

MARKETING