SpaceX lëshon “anijen e 50-të kozmike Dragon” në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në misionin e furnizimit për NASA-n

SpaceX të dielën nisi një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor nga Kepi Canaveral në Florida, hera e 50-të e “anijes kozmike” Dragon.
Sipas zyrtarëve të SpaceX, sateliti Dragon pritet të ankorohet me ISS të hënën në mënyrë autonome pas një fluturimi afërsisht 28-orësh.
Expedition 73, your order of new science and supplies is out for delivery after the @SpaceX #Dragon lifted off at 2:45am ET today and is due for arrival at 7:30am on Monday. More… https://t.co/cM93gkMwGE pic.twitter.com/QX9NVCYrPQ
— International Space Station (@Space_Station) August 24, 2025
CRS-33 do të dorëzojë më pas rreth 2268 kg ushqim, furnizime dhe pajisje eksperimentale për astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor – por sipas zyrtarëve të SpaceX, ky mision shkon përtej të qenit thjesht një mision furnizimi.
Rreth 50 studime të ndryshme shkencore kritike për eksplorimin e ardhshëm të hapësirës nga njerëzit do të kryhen në mision.
Dragon pritet të kthehet në Tokë jo më herët se dhjetori. /Telegrafi/