Sot zgjedhje në 5 bashki në Shqipëri, mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore në pesë bashki.
Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.
Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.
Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.
Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë. /Tch

