Sonte Nelson Hysa në ring, një tjetër hap drejt majës së boksit botëror!

Kampioni shqiptar i Europës në peshat e rënda, Nelson Hysa, rikthehet sonte në ring në Bochum të Gjermanisë, ku do të përballet me kolumbianin e pamposhtur, Edwin Daniel Castillo.
Ky është meçi i 22-të profesional për Hysën, një duel që pritet ta afrojë edhe më shumë me ëndrrën për titullin kampion bote. I renditur mes 25 më të mirëve në botë dhe në “Top 10” të një federate prestigjioze, Hysa vazhdon të përfaqësojë me krenari kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare të boksit.
Krah tij në këtë rrugëtim është edhe kompania “Global Immobilien” nga familja shqiptare e Dobërdollit (Gostivar), duke treguar se mbështetja për Hysën vjen nga çdo cep i botës shqiptare.
Të gjithë shqiptarët në Gjermani dhe jo vetëm, sonte është koha të bashkohemi për Nelson Hysën, një flamur, një zë, një qëllim!
12 Prill | Bochum | Nelson Hysa përballë sfidës së radhës!