Sllovenia nën pushtetin e ujit/ Katër viktima dhe dëme të pallogaritshme

Sllovenia nën pushtetin e ujit/ Katër viktima dhe dëme të pallogaritshme

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë përfshirë Slloveninë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë pushtuar rrugët e qyteteteve si dhe kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Deri më tani dëmet tek bizneset e vogla kanë shkuar në 250 milionë euro dhe pritet që kjo shifër të jetë edhe më e lartë në ditët në vijim.

Kryeministri i vendit njoftoi se Sllovenia ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së teksa ka ka kërkuar ndihmë edhe nga fqinjët. Në zonat më të prekura kanë vijuar evakuimet pasi situata paraqitet e rëndë për shkak të rrëshqitjes së dherave.

MARKETING