Sllovenia i bën thirrje Izraelit të sigurojë qasje të pakufizuar të ndihmës humanitare në Gaza

Sllovenia i bën thirrje Izraelit të sigurojë qasje të pakufizuar të ndihmës humanitare në Gaza

Duke theksuar përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, Sllovenia i bëri thirrje Izraelit që urgjentisht të dërgojë ndihmë humanitare në Gaza pa pengesa, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë në rrjetin e saj social X tha se situata humanitare në Gaza, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij, është përkeqësuar.

“Sllovenia i bën thirrje Izraelit të respektojë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të lejojë menjëherë shpërndarjen e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza”, tha ministria sllovene.

Ministria gjithashtu theksoi se institucionet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatat joqeveritare duhet të lejohen të veprojnë në Gaza pa kufizime.

MARKETING