Slloveni, organizohet protestë kundër krizës humanitare në Gaza

Slloveni, organizohet protestë kundër krizës humanitare në Gaza

Në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, u mbajt protestë për të tërhequr vëmendjen ndaj përkeqësimit të vazhdueshëm të gjendjes humanitare në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet.

Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Republikës në kryeqytet, duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Gaza po vuan nga uria, çfarë po bën qeveria?” dhe “Slloveni, vepro për të ndalur gjenocidin në Gaza”.

Organizatorët e protestës theksuan se mijëra njerëz në Gaza, e cila është shkatërruar thuajse plotësisht, po përballen me uri, mungesë uji dhe rrezik të përditshëm për jetën pa ndërhyrje ndërkombëtare. Ata dërguan mesazhin se edhe Sllovenia ka përgjegjësi për të vepruar kundër gjenocidit në Gaza.

Organizatorët gjithashtu bënë të ditur se palestinezja Sara Hamed Elkarnavi, e cila pritej të merrte pjesë përmes videolidhjes në një festival që do të mbahet nesër në qytetin Snezhnik të Sllovenisë, u vra nga ushtarë izraelitë më 2 gusht.

“Ajo ishte vetëm 10 vjeçe. U vra së bashku me familjen e saj”, thanë organizatorët.

Më 4 gusht, qytetarët në Slloveni u mblodhën gjithashtu për të protestuar ndaj vrasjes së Sarës.

MARKETING