Skype po mbyllet përfundimisht

Skype – dikur shërbimi mbizotërues i thirrjeve video – ka njoftuar se do të mbyllet përgjithmonë.
Shërbimi mburrej me më shumë se 300 milionë përdorues në kulmin e tij, por shifrat më të fundit që Microsoft kishte ndarë ishin në vitin 2023, kur tha se kishte më shumë se 36 milionë përdorues, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndërsa nga maji i këtij viti, Skype do të mbyllet plotësisht.
Microsoft tha: “Me qëllim që të thjeshtojmë ofertat tona të komunikimit falas të konsumatorëve në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e tyre, ne do të tërheqim Skype në maj 2025 për t’u fokusuar në Microsoft Teams (falas), qendrën tonë moderne të komunikimit dhe bashkëpunimit”.
“Ne mezi presim të vazhdojmë të mbështesim lidhjet e përditshme të njerëzve, duke e bërë të lehtë hyrjen në Teams me llogarinë e tyre Skype”, shton deklarata. /Telegrafi/