Ski klub Dita shkëlqen në Kupën Alpike të Kodrës së Diellit

Ski klub Dita shkëlqen në Kupën Alpike të Kodrës së Diellit

Ski klub Dita ka marrë pjesë me sukses në turneun e skijimit Kupa Alpike e Kodrës së Diellit, në disiplinën Slalomi i Madh, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes dhe punës së vazhdueshme me skijatorët e rinj.

Në këtë garë prestigjioze, ski klubi Dita u përfaqësua me 9 garues, të cilët arritën rezultate shumë të mira dhe u ngjitën në podium në disa kategori. Donjeta Rexha (U14) dhe Kurtali Dauti (U8) fituan vendin e parë në kategoritë e tyre, duke treguar formë të shkëlqyer. Anila Rexha (U12) dhe Ylli Rexha (U8) u renditën në vendin e tretë, ndërsa Alea Bajrami (U12) përfundoi garën në vendin e katërt, duke kompletuar paraqitjen shumë pozitive të klubit.

Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të klubit dhe e talentit të jashtëzakonshëm të garuesve të rinj, të cilët po ndërtojnë një të ardhme premtuese për sportin e skijimit.

Ski klub Dita vazhdon të jetë një nga klubet më të suksesshme në zhvillimin e skijimit për moshat e reja, duke sjellë rezultate dhe krenari në çdo garë ku merr pjesë.

MARKETING