“S’ka të mbijetuar nga avioni”, policia indiane: Viktima edhe në godinën ku u rrëzua

“S’ka të mbijetuar nga avioni”, policia indiane: Viktima edhe në godinën ku u rrëzua

Me shumë gjasa nuk ka asnjë të mbijetuar në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve “Air India”, i cili po fluturonte nga qyteti indian i Ahmedabadit për në Londër të enjten, me më shumë se 240 pasagjerë, raporton AP.
“Duket se nuk ka të mbijetuar në rrëzimin e avionit”, tha për AP Komisioneri i Policisë GS Malik.
Ai shtoi se meqenëse avioni u rrëzua në një zonë banimi me zyra, “disa vendas vdiqën gjithashtu”.

MARKETING

“Numri i saktë i viktimave po përcaktohet”, tha ai.

Aeroplani u rrëzua më pak se një minutë pasi u ngrit nga aeroporti i Ahmedabadit në orën 13:39 sipas kohës lokale.

Pamjet tregojnë se si avioni pati probleme me ngritjen dhe më pas papritmas filloi të binte.

Për shkak të sasisë së madhe të karburantit, shuarja e zjarrit ishte e vështirë.

MARKETING