Situata në Veri, Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar

Situata në Veri, Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar

Shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas situatës së krijuar në veri, ka kërkuar që të ketë hetim ndërkombëtar.

“Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Tutje Haradinaj tha se “ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd”.
“Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri”.

“Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshem një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në giithë rajonin e Ballkanit”.

MARKETING