Situata me zjarret, ndalesa për lëvizje nëpër pyje do të vlejë deri më 31 gusht

Situata me zjarret, ndalesa për lëvizje nëpër pyje do të vlejë deri më 31 gusht

Qeveria e RMV-së ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. Kjo zgjatje siguron ndihmë në kohë për të gjitha zonat e prekura, d.m.th. të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike dhe logjistike, mbeten të mobilizuara, të gjitha me qëllim përballimin e zjarreve dhe mbrojtjen e popullsisë nga elementët e zjarrit.

“Për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve pyjore në vend, u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore (i miratuar nga 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025), përndryshe të gjithë ata që nuk i përmbahen këtij vendimi, i cili u miratua për të parandaluar zjarret, do të gjobiten nga 1.500 deri në 2.000 euro”, njoftoi Qeveria.

MARKETING