Siria nënshkruan marrëveshje investimi prej 14 miliardë dollarësh për 12 projekte të mëdha strategjike

Siria nënshkroi sot një seri memorandumesh investimi me vlerë 14 miliardë dollarë me disa kompani të huaja, që mbulojnë 12 projekte të mëdha strategjike, transmeton Anadolu.
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Pallatin e Popullit në Damask, në prani të presidentit Ahmadal-Sharaa, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Talalal-Hilali, drejtor i Autoritetit Sirian të Investimeve, tha se memorandumet përfshijnë një marrëveshje prej 4 miliardë dollarësh me “UCC Holding” të Katarit për zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut, një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për metronë e Damaskut me korporatën kombëtare të investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për Kullat e Damaskut me “UBAKO” me seli në Itali.
Ai tha se Siria nënshkroi gjithashtu një marrëveshje prej 500 milionë dollarësh për projektin e Kullave Baramkeh dhe një marrëveshje tjetër prej 60 milionë dollarësh për Qendrën Tregtare Baramkeh.
Gjatë ceremonisë, i Dërguari Special i SHBA-së në Siri, Thomas Barrack, e përshkroi Sirinë si një tokë që prodhon udhëheqës të mëdhenj, duke vënë në dukje se Damasku ka shërbyer si një qendër tregtie dhe transporti për mijëra vjet.
Bashar al-Assad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga Sharaa u formua në janar.