Siri, shkatërrohen bombat dhe raketat e pashpërthyera të mbetura nga lufta në Damask

Siri, shkatërrohen bombat dhe raketat e pashpërthyera të mbetura nga lufta në Damask

Në rajonin Mezzeh, në jugperëndim të kryeqytetit sirian Damask, po shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar, mbetjet e periudhës së luftës civile, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, ekipet e ekspertëve po shkatërrojnë përmes shpërthimeve të kontrolluara mbetjet e epokës së luftës civile dhe që janë të mbledhura në Mezzeh.

Mbetjet përbëhen kryesisht nga raketa dhe bomba të pashpërthyera.

Zhurmat e shpërthimit fillimisht shkaktuan shqetësime në Damask.

MARKETING