Siri, në sulmet ajrore ruse në Idlib humbin jetën 3 civilë

Siri, në sulmet ajrore ruse në Idlib humbin jetën 3 civilë

Të paktën 3 civilë humbën jetën në sulmet ajrore që avionë luftarakë të Rusisë kryen në fshatin Ainshib (Ein Shib) në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga Observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, 2 avionë luftarakë rusë kryen 4 sulme ajrore në Idlib pasi u ngritën nga baza ajrore “Himeymim” në Latakia në orën 10:50 sipas kohës lokale.

Sipas të dhënave të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile Siriane (Beretat e Bardha), në sulmet ajrore ndaj vendbanimeve në Ainshib humbën jetën 3 civilë ndërsa 6 të tjerë u plagosën.

Mësohet se të plagosurit janë trajtuar në spitalet përreth.

– Situata në Idlib

Türkiye, Rusia dhe Irani, në takimin e zhvilluar në vitin 2017 në Astana vendosën formimin e 4 “zonave të deeskalimit” në territorin që nuk ndodhej nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Por, regjimi sirian, terroristët me mbështetje iraniane dhe Rusia vazhduan sulmet e tyre dhe nga 4 rajonet morën nën kontroll 3 zona dhe u drejtuan drejt Idlibit.

Edhe pse Türkiye dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin, sulmet u intensifikuan sërish në maj 2019. Armëpushimi respektohet në masë të madhe pas marrëveshjes së re që Türkiye siguroi me Rusinë më 5 mars 2020.

Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë që u larguan nga sulmet u detyruan të migrojnë në zonat pranë kufirit me Türkiye-n.

MARKETING