Siri, grupet e arm’atosura fillojnë të hyjnë në periferitë jugore të Damaskut
Grupet e armatosura që po përparojnë kundër forcave të regjimit të Bashar al-Asadit në jugperëndim të Damaskut, kanë filluar të hyjnë në periferitë jugore të kryeqytetit të Sirisë, raporton Anadolu.
Grupet e armatosura pushtuan qendrën e provincës Quneitra në jugperëndim të vendit dhe avancuan drejt qendrës së Damaskut.
Grupet e armatosura që u përleshën me forcat e regjimit, hynë në periferinë Darayya në jug të kryeqytetit.
– Zhvillimet në Siri
Përleshjet midis forcave të regjimit sirian dhe grupeve kundër regjimit shpërthyen më 27 nëntor në periferinë perëndimore të Halepit.
Deri më 30 nëntor, forcat opozitare kishin marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qendrës së qytetit të Halepit dhe kishin vendosur dominimin në të gjithë provincën e Idlibit.
Më një dhjetor, Ushtria Kombëtare Siriane nisi operacionin “Agimi i Lirisë” kundër grupit terrorist PKK/YPG në fshatin Tel Rifaat të Halepit, duke çliruar zonën nga elementët terroristë.
Forcat kundër regjimit dje pushtuan qytetin Hana dhe vazhduan përparimin e tyre sot, duke pushtuar distriktet Rastan dhe Talbiseh në provincën Homs.