Siljanovska: Qeveritarët po largohen pa dhënë llogari për atë që kanë bërë
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkova, në tubim me qytetar tha se pretendon se do të udhëhiqet nga ajo që e ka të shkruar në programin zgjedhor, sepse siç thotë ajo, këto nuk janë fjalë të zakonshme, nuk është letër, është besim,premtim dhe obligim. Sipas saj, qeveria që po largohet është qeveria më e tmerrshme, kaotike, e frustruar dhe e pasigurt. Siljanovska thotë se ata nuk kanë raport dhe llogari për atë që kanë bërë, sepse kanë bërë atë që nuk u lejohet, e jo atë që është e nevojshme në interes të shtetit dhe qytetarëve.
“Ata nuk kanë çfarë të thonë se çfarë do të bëjnë, sepse pyetja e popullit është se çfarë keni bërë dhe ku është raporti juaj, sepse mandati i çdo presidenti fillon me një program dhe përfundon me një raport. A keni parë ndonjëherë një gjë të tillë? Nuk e kam parë. Me siguri ka ikur. Dhe si do të jetë raporti kur ata kanë bërë atë që nuk u lejuan të bënin dhe nuk bënë atë që duhej. Ata harruan se çfarë shkruanin në programe, por ne i kujtojmë”, ka deklaruar Gordana Siljanovska.