Siljanovska Davkova në Romë në shënimin e Ditës së iluministëve mbarësllavë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila kryeson delegacionin shtetëror-kishtar të Maqedonisë në Romë dhe Vatikan, me rastin e shënimit të Ditës së iluministëve mbarësllavë, sot do ta vizitojë bazilikën “Santa Maria Maxhore”, ku do të vendosë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore të gjuhës maqedonase në nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi dhe do ta vizitojë varrin e papa Françeskut.
MARKETING
Sonte, në kuadër të manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Cirilit”, presidentja Siljanovska Davkova, njoftoi raportuesja e MIA-s, do të marrë pjesë në koncertin “Makedonisimo” të Simon Tërpçeskit, ngjarje në organizim të Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë.
Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga presidentja Siljanovska-Davkova dje në bazilikën “San Klemente” në Romë mori pjesë në lutjet në varrin e Shën Cirilit me rastin e festimit të 24 majit – Ditës së iluministëve mbarësllavë.
Në aktin solemn në bazilikë morën pjesë edhe ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze Olivera Trajkovska dhe përfaqësuesi i Kishës katolike at Zoran Stojanov.
Tradicionalisht, 24 Maji ishte vetëm ditë e institucioneve arsimore dhe mësimdhënësve, ndërsa nga viti 2007 është edhe festë shtetërore në Maqedoni.