Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?

Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?

Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar i njohur nga 242 pasagjerët në aeroplanin e Air India që u rrëzua sot në Ahmedabad, ishte ulur pranë daljes së emergjencës dhe arriti të shpëtonte duke dalë përmes saj, sipas policisë.

MARKETING

Në një intervistë nga shtrati i spitalit, 40-vjeçari tha për mediat indiane se ishte shtetas britanik dhe udhëtonte për në Britani me vëllain pas një vizite te familja në Indi.

“Kur u zgjova, kishte trupa rreth meje. U frikësova. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa aeroplani kudo. Dikush më mori dhe më futi në një ambulancë dhe më solli në spital”, tha Viswashkumar për Hindustan Times, raporton reuters.

Nuk është e qartë nëse Viswashkumar arriti të dilte përpara se aeroplani të godiste tokën. Pamjet nga rrjetet sociale tregojnë një burrë me bluzë të bardhë të njollosur me gjak dhe pantallona të errëta, duke ecur me ndihmën e një mjeku. I njëjti person ka dëmtime në fytyrë dhe një mjekër të vogël, që ngjajnë me fotografitë e Viswashkumar në spital pas aksidentit.

MARKETING