Si filloi tensionimi i situatës mes Pakistanit dhe Afganistanit?

Si filloi tensionimi i situatës mes Pakistanit dhe Afganistanit?

Natën midis të shtunës dhe të dielës, Pakistani pretendoi se kishte shënjestruar shtatë strehime të militantëve të lidhur me grupin e ndaluar Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) dhe Shtetin Islamik të Provincës Khorasan në operacione në zonat kufitare me Afganistanin.

Burime ushtarake në Pakistan pohuan se sulmet ajrore, të bazuara në inteligjencën e vendit, shkatërruan shtatë baza të TTP-së në tre provinca – Nangarhar, Paktika dhe Khost – duke vrarë më shumë se 80 militantë.

Megjithatë, BBC nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Talebanët afganë e përshkruan sulmin si një shkelje të kufijve dhe pretenduan se dhjetëra persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë ose u plagosën gjatë këtyre sulmeve.

Ministria e Mbrojtjes e talebanëve afganë dënoi sulmet e Pakistanit në “zonat urbane” të Nangarhar dhe Paktika, duke paralajmëruar se do të reagonte “në kohën e duhur”.

Ministria e Jashtme e talebanëve afganë thirri ambasadorin pakistanez në Kabul dhe i dorëzoi një letër proteste, duke i quajtur sulmet një shkelje të qartë të integritetit territorial të Afganistanit dhe një akt provokues.

Të dy vendet patën gjithashtu përleshje kufitare në tetor, ku secila palë pretendoi viktima të rënda. Megjithatë, pas bisedimeve të ndërmjetësimit të vendeve miqësore në Doha dhe më pas në Stamboll, të dyja palët ranë dakord për një armëpushim.

Por, pas valës së fundit të sulmeve terroriste në Pakistan, autoritetet pakistaneze pohuan përsëri se burimi i këtyre incidenteve ishte në Afganistan.

Ndryshe, te dyja palët tashmë kanë raportuar për dhjetëra viktima.

MARKETING