Shtetasi i Maqedonisë së Veriut viktimë e një vjedhje të rëndë në Kosovë

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut viktimë e një vjedhje të rëndë në Kosovë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është bërë viktimë e një vjedhjeje të rëndë mbrëmjen e së hënës në komunën e Drenasit.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 21 korrik 2025, rreth orës 21:10, është raportuar se në parkingun e HIB Petrolit në fshatin Zabel i Epërm, persona të panjohur kanë thyer xhamin e vogël të derës së pasme të një veture të tipit Land Rover, në pronësi të shtetasit A.M.

Sipas deklarimeve të viktimës, hajnat i kanë vjedhur çantën me gjëra personale, përfshirë pasaportën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ende nuk ka të dhëna të sakta nëse në çantë ka pasur edhe sende të tjera me vlerë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e para hetimore. Rasti është inicuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është nën hetim nga njësitë kompetente.

Autorët janë ende në kërkim.

MARKETING