Shtetasi i Brazilit kapet me 2 kg kokainë në aeroportin e Shkupit

Shtetasi i Brazilit kapet me 2 kg kokainë në aeroportin e Shkupit

Një shtetas i Brazilit është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Shkupit, pasi është kapur me 2 kg kokainë.
POlicia thotë se i njëjti ka deklaruar se ka qenë i angazhuar nga shtetasit e RMV-së, për transport të substancës narkotike.

“Në njërën nga dy valixhet e D.S.A.D. u gjetën dy kilogramë kokainë. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me D.S.A.D., i cili ka pranuar se për transportin e drogës nga Sao Paulo për në Shkup është angazhuar nga një shtetas i Maqedonisë, për një shumë prej 5000 euro”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në bazë të informacioneve të marra nga shtetasi i Brazilit, policia ka identifikuar 3 persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e transportit të drogë, dy prej të cilëve janë privuar nga liria.

“Në Ohër është kryer bastisje te vëllezërit Q.N. (36) dhe H.N. (28), të cilët janë privuar nga liria pas bastisjes. Po ashtu, zyrtarë policorë nga DPB-Strugë kanë kryer kontrolle në dy lokacione, te S.K. (36), për të cilët është lëshuar urdhër arresti”, shtojnë nga MPB.

MARKETING