Shtëpia e Bardhë zbulon se kur do të takohen Biden dhe Trump

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur do të takohen Biden dhe Trump

Presidenti Joe Biden do të presë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump për një takim tradicional paszgjedhor në Zyrën Ovale më 13 nëntor, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Bëhet e ditur se një takim i tillë është i zakonshëm midis presidentit që po largohet dhe presidentit të ardhshëm dhe ka për qëllim pjesërisht të shënojë fillimin e një transferimi paqësor të pushtetit në demokracinë e Amerikës.

Por Trump, nuk e priti Bidenin për një takim pas zgjedhjeve të vitit 2020, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Republikani kërkoi presidencën katër vjet më vonë dhe mposhti zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris.

Siç raportohet, tani Trump është ish-presidenti i parë që kthehet në pushtet që kur Grover Cleveland rifitoi Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 1892.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden e ka uruar Trumpin përmes një telefonate dhe e ka ftuar për takim në Zyrën Ovale.

Në një fjalim, Biden tha se e kishte siguruar Trumpin “se do të drejtonte të gjithë administratën që të punonte me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt.

“Kjo është ajo që meriton populli amerikan”, tha Biden. 

MARKETING