Shtëpia e Bardhë: Vendet pa marrëveshje tregtare ose pa letër do të njoftohen nga SHBA sonte

Shtëpia e Bardhë: Vendet pa marrëveshje tregtare ose pa letër do të njoftohen nga SHBA sonte

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se tarifat reciproke tregtare do të hyjnë në fuqi në mesnatën e 1 gushtit, transmeton Anadolu.

“Ne kemi dërguar 17 letra për vende të ndryshme në mbarë botën dhe për pjesën tjetër të vendeve që nuk kanë një marrëveshje ose kanë marrë një letër, ato do të njoftohen nga kjo administratë para afatit të mesnatës sonte”, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt.

“Pra po, nesër, më 1 gusht, tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi”, theksoi ajo.

E pyetur nëse SHBA-ja po mendon të zgjasë afatin e 12 gushtit për Kinën, Leavitt tha se SHBA-ja po ecën në drejtimin e duhur me Kinën.

“Politika aktuale, programi tregtar që kemi aktualisht me Kinën, do të ulë deficitin tonë me 5 miliardë dollarë këtë vit, prandaj po ecim në drejtimin e duhur”, tha ajo.

MARKETING