Shtëpia e Bardhë: Trump të hënën do të takohet me presidentin sirian al-Sharaa

Shtëpia e Bardhë: Trump të hënën do të takohet me presidentin sirian al-Sharaa

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu.

“Mund të konfirmoj se ky takim do të zhvillohet këtu në Shtëpinë e Bardhë të hënën”, u tha zëdhënësja Karoline Leavitt gazetarëve.

Leavitt e përshkroi takimin midis presidentëve amerikan dhe sirian si pjesë e përpjekjeve diplomatike të Trumpit për të promovuar paqen globale.

Ajo theksoi ndryshimet e fundit të politikës amerikane ndaj Sirisë pas vizitës së Trumpit në Lindjen e Mesme.

“Kur presidenti ishte në Lindjen e Mesme, ai mori vendimin historik për të hequr sanksionet ndaj Sirisë për t’u dhënë atyre një mundësi të vërtetë për paqe dhe mendoj se administrata, ne kemi parë përparim të mirë në këtë front nën udhëheqjen e tyre të re”, tha ajo.

MARKETING