Shtëpia e Bardhë: Trump fal themeluesin e Binance, Changpeng Zhao

Shtëpia e Bardhë: Trump fal themeluesin e Binance, Changpeng Zhao

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka falur Changpeng Zhao-n, themeluesin e dënuar të shkëmbimit të kriptovalutave Binance, transmeton Anadolu.

“Presidenti Trump ushtroi autoritetin e tij kushtetues duke lëshuar një falje për z. Zhao, i cili u ndoq penalisht nga administrata e Biden-it në luftën e tyre kundër kriptovalutave”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Në dëshirën e tyre për të ndëshkuar industrinë e kriptovalutave, administrata e Biden-it e ndoqi penalisht z. Zhao, edhe pse nuk kishte akuza për mashtrim apo viktima të identifikueshme”, theksoi Leavitt.

Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë, u deklarua fajtore në vitin 2023 për shkelje të kërkesave kundër pastrimit të parave, shkelje të sanksioneve dhe transmetim të palicencuar të parave.

Ajo pranoi të paguajë më shumë se 4 miliardë dollarë dëmshpërblim dhe si rezultat nuk ka qenë në gjendje të operojë në SHBA. Si pjesë e hetimit, Zhao, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i kompanisë, u deklarua fajtor për dështimin në mbajtjen e një programi efektiv kundër pastrimit të parave.

Ai u lirua nga burgu në shtator të vitit 2024 pasi vuajti një dënim 4-mujor.

The Wall Street Journal, e cila fillimisht raportoi për faljen e Trumpit, tha se Binance punësoi lobistin Ches McDowell më herët këtë vit për të nxitur një falje për Zhao-n. Journal raportoi se Binance ka qenë një mbështetës kryesor i sipërmarrjes së kriptomonedhave ‘Ëorld Liberty Financial’, e cila ka lidhje me familjen e Trumpit.

Derisa version i Binance ka vazhduar të operojë në SHBA, respektivisht ‘Binance.US’, kompania më e madhe nuk e ka bërë këtë dhe falja e Trumpit mund të hapë derën për kthimin e kompanisë mëmë.

MARKETING