Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës

Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës

Presidenti amerikan Donald Trump do të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës këtë fundjavë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të Premten, duke hedhur poshtë raportet e mediave se afati kohor ishte shtyrë, transmeton Anadolu.

Tarifat do të hyjnë në fuqi të shtunën, duke përfshirë një tarifë importi prej 25 për qind për të gjitha mallrat nga Kanadaja dhe Meksika, si dhe një gjobë prej 10 për qind për importet nga Kina, që zëdhënësja Karoline Leavitt tha se po vendoset “për fentanilin e paligjshëm që ka burimin nga aty dhe lejohet të shpërndahet në vendin tonë”.

“Këto janë premtime të bëra dhe premtime të mbajtura”, shtoi ajo.

Konfirmimi se Trump do t’i përmbahet afatit kohor të premtuar fillimisht vjen pas raportimeve të mediave që pretenduan se Trump do ta shtynte imponimin deri më 1 mars. Tarifat do të rezultojnë në masa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane nga vendet përkatëse, që janë tre partnerët kryesor tregtar të SHBA-së.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum sugjeroi më herët gjatë ditës se vendi i saj ka një sërë masash për t’iu përgjigjur çdo vendimi të Trump-it për të vendosur tarifa të reja importi.

“Ne kemi Planin A, Planin B, Planin C, në varësi të asaj që vendos qeveria e Shteteve të Bashkuara. Është shumë e rëndësishme që populli i Meksikës të dijë se ne gjithmonë do të mbrojmë dinjitetin e popullit tonë, se ne gjithmonë do ta mbrojmë respekt për sovranitetin tonë dhe të angazhohemi në dialog si të barabartë, siç kemi thënë gjithmonë, pa nënshtrim”, u tha ajo gazetarëve.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është zotuar ndërkohë të bëjë “një përgjigje të menjëhershme të synuar, të fuqishme, por të arsyeshme” nëse tarifat vendosen.

“Dhe sigurisht, gjithçka është në tryezë,” shtoi ai.

MARKETING