Shtëpia e Bardhë: Rusia do të përballet me tarifa “shumë të larta” nëse nuk pranon armëpushim brenda 50 ditësh

Rusia do të përballet me tarifa “shumë të larta” nëse nuk bie dakord për një armëpushim me Ukrainën brenda 50 ditëve, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu.
“Brenda 50 ditësh, siç është përcaktuar qartë, nëse nuk ka një marrëveshje armëpushimi ose një marrëveshje paqeje brenda asaj kohe, nëse Rusia refuzon të bjerë dakord në mënyrë legjitime për një armëpushim, atëherë ajo do të përballet me tarifa shumë të larta dhe gjithashtu do të përballet me sanksione dytësore”, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt.
“Pra, vendet që blejnë naftë nga Rusia do të sanksionohen gjithashtu dhe sigurisht, kjo do të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë e Rusisë”, shtoi ajo.
Presidenti Donald Trump dëshiron që lufta të përfundojë me një zgjidhje diplomatike, tha Leavitt.
“Ai ka bërë presion për këtë… presidenti dëshiron të ndalojë vrasjet dhe dëshiron të shpëtojë jetë”, deklaroi zëdhënësja.