Shtëpia e Bardhë: Indikacionet e para sugjerojnë se aeroplani është rrëzuar nga Rusia
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se indikacionet e para “tregojnë për mundësinë” që aeroplani i Azerbaijan Airlines të jetë rrëzuar nga një sistem mbrojtës ajror rus.
Kjo mundësi është ngritur gjithashtu nga ekspertët që kanë folur me agjencinë e lajmeve reuters.
Shtëpia e Bardhë tha se ka ofruar ndihmë në hetimin e aksidentit, shkruan skynews.
Azerbajxhani Airlines ka pezulluar një mori fluturimesh drejt qyteteve ruse ndërsa hetimet e para thonë se përplasja ishte shkaktuar nga “ndërhyrje e jashtme fizike dhe teknike”.
Disa burime të njohura me hetimin kanë thënë se aeroplani është rrëzuar gabimisht nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Ndryshe, 38 persona kanë ndërruar jetë në rrëzimin e aeroplanit në Aktau të Kazakistanit. /Telegrafi/