Shtëpia e Bardhë forcon sigurinë para protestës së planifikuar për Gazën

Shtëpia e Bardhë forcon sigurinë para protestës së planifikuar për Gazën

Siguria është forcuar rreth Shtëpisë së Bardhë në Washington D.C. dhe në zonat përreth në pritje të një protestë masive për të ndalur luftën gjenocidale në Rripin e Gazës të planifikuar për ditën e nesërme, raporton Anadolu.

Autoritetet e sigurisë amerikane kanë vendosur gardh mbrojtës dhe kanë shtuar praninë policore për të siguruar rendin gjatë protestës.

Me thirrjen “marshim emergjent për të ndaluar gjenocidin në Gaza”, protesta e nesërme kërkon “t’i jepet fund gjenocidit izraelit të financuar nga SHBA-ja në Palestinë njëherë e përgjithmonë”.

“Me miliarda dollarë taksash amerikane mundësojnë Izraelin të kryejë mizori kundër popullit palestinez. Ato para duhet të përdoren në shtëpi për t’u kujdesur për nevojat e njerëzve, jo për vrasjen e fëmijëve dhe bombardimin e spitaleve në Gaza”, thuhet në thirrjen e protestës.

Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 50.500 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet e Izraelit, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

MARKETING