Shtëpia e Bardhë: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti

Shtëpia e Bardhë: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti

Ukraina ka ende kërkesa për të përmbushur përpara se të mund të anëtarësohet në NATO, sipas kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ne besojmë se NATO është e ardhmja e Ukrainës. Dua të them, kjo është diçka për të cilën aleanca ra dakord në vitin 2008,” tha Kirby për CNN.

“Tani ka disa reforma, një qeverisje e mirë, sundim i ligjit, reforma politike, për të cilat Ukraina duhet të punojë, dhe ne e kuptojmë se është e vështirë të punosh për disa nga ato reforma kur je në luftë.

Sigurisht, ata janë në luftë tani. Pra, anëtarësimi në NATO në të ardhmen e afërt nuk ka gjasa të ndodhë sepse kjo do të përballte NATO-n me Rusinë,” theksoi Kirby.

Megjithatë, Kirby pranoi zhgënjimin nga Zelensky, i cili postoi një kritikë të ashpër ndaj diskutimeve mbi një rrugë të mundshme drejt anëtarësimit në NATO në samitin e kësaj jave në Lituani të martën, duke shkruar “Pasiguria është dobësi”.

“Po, ka zhgënjime, ka dëshira për t’i dhënë fund kësaj lufte shpejt, të gjitha këto ne i kuptojmë dhe ne jemi të shqetësuar,” tha Kirby.

MARKETING