Shtëpia e Bardhë: Afatet e tarifave të Trumpit nuk janë kritike

Shtëpia e Bardhë: Afatet e tarifave të Trumpit nuk janë kritike

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të zgjasë afatet për tarifat reciproke, transmeton Anadolu.

MARKETING

E pyetur nëse presidenti Trump ende është i përkushtuar për të arritur marrëveshje tregtare brenda afatit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se data “nuk është kritike”.

“Presidenti thjesht mund t’u ofrojë këtyre vendeve një marrëveshje nëse ato refuzojnë të na bëjnë brenda afatit”, tha Leavitt.

Ajo theksoi se kjo do të thotë se “presidenti mund të zgjedhë një normë reciproke tarifore që ai beson se është e dobishme për SHBA-në dhe për punëtorin amerikan”.

Sa i përket marrëveshjeve të mundshme tregtare, Leavitt theksoi se përfaqësuesi i tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, po punon “shumë fort” dhe ka pasur diskutime shumë të mira dhe produktive me shumë nga partnerët kryesor tregtar të SHBA-së.

“Ndoshta (afati) mund të zgjatet, por ky është një vendim që duhet ta marrë presidenti”, shtoi ajo.

Muajin e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendosë një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50 për qind ndaj BE-së, duke filluar nga 1 qershor sepse bisedimet tregtare “nuk po çonin askund”, por pasi bisedoi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai e zgjati afatin deri më 9 korrik.

Trump gjithashtu përballet me fundin e një pezullimi 90-ditor për vendosjen e tarifave reciproke ndaj pothuajse çdo kombi tjetër.

Shtyrja e afatit që i uli tarifat pothuajse universale në një masë prej 10 për qind do të përfundojë më 8 korrik.

MARKETING