Shqiptohen 201 masa në Shkup, 88 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 201 masa në Shkup, 88 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (12.04.2023) ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 201 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 masa, nga të cilat 88 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për tejkalim të kundërligjshëm të automjeteve.

Janë vendosur 3 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB.

MARKETING